Lidhje

Opozita afgane merr nën kontroll Zarin - 2001-09-24


Lëvizja taleban në Afganistan ka konfirmuar se forcat e opozitës kanë marrë një qytet strategjik në pjesën veriore të vendit. Opozita ka bërë të ditur se ka vënë nën kontrollin e saj Zarin gjatë luftimeve të ashpra me ushtarët talebanë. Qyteti shtrihet përgjatë një autostrade që lidh pjesën qendrore të Afganistanit me Uzbekistanin në veri. Luftime të ashpra vazhduan edhe sot në veri të vendit.

Forcat e opozitës thonë se kanë intensifikuar sulmet kundër talebanëve, ndërkohë që njoftohet se Shtetet e Bashkuara kanë mobilizuar forcat për një goditje të mundëshme kundër terrorizmit. Punonjësit e ekipeve të ndihmave thonë se sulmi mund të bëhet shkak për një eksod të ri refugjatësh. Deri në një milionë afganë mund të largohen nga vendi si rezultat i sulmeve.

XS
SM
MD
LG