Lidhje

Presidenti Bush në ceremoninë përkujtimore në Pentagon - 2001-10-11


Presidenti Bush bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara nuk do të hezitojnë kurrë në luftën kundër terrorizmit. Ai u shpreh kështu sot në një ceremoni përkujtimore, plot një muaj mbas sulmeve terroriste në Washington dhe New York.

Tepër i prekur, presidenti Bush u tha mijëra vetëve të pranishëm në Pentagon se dhimbja e 11 Shtatorit, kur nga sulmet terroriste u vranë më shumë se 5 mijë vetë, e ka shtuar vendosmërinë e Amerikësvënë vendin para një detyre të rëndësishme. President Bush tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të pushojnë derisa të vendoset drejtësia dhe të gjithë terroristët të jenë eleminuar. Ai gjithashtu u betua se ushtria amerikane do të ketë cfarë të jetë nevoja për të siguruar një fitore përfundimtare në luftën kundër terrorizmit. Po sot më herët, New Yorku mbajti zi për të gjithë ata që u vranë ndërsa terroristët përplasën dy avionë pasagjerësh në Qendrën Botërore të Tregëtisë.

XS
SM
MD
LG