Lidhje

Kalendari Historik 27 tetor - 2001-10-27


Më 27 tetor 1787, gazeta e Nju Jorkut, Independent Journal, botonte të parën e një vargu esesh, që mbështetnin ratifikimin e Projekt-Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. 85 ese u botuan në gazetat e Nju Jorkut ndërmjet tetorit të vitit 1787 dhe gushtit të vitit 1788. Nën emrin Kumtesa Federaliste, esetë u rishtypën gjërësisht dhe përdoreshin si pika referimi në mbarë vendin. Ato qenë shkruar me pseudonimin Publius, nga James Madison, Alexander Hamilton dhe John Jay, një president i ardhshëm, një Sekretar i ardhshëm i Thesarit dhe një kryetar i parë i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara. Të tre ata argumentonin se kushtetuta duhej të zëvendësonte Kartën e parë kombëtare të vendit, të njohur me emrin Nenet e Konfederatës. Kushtetuta e propozuar, shkruanin ata, do të sihte themeli i një qeverie të fuqishme federale, pa shkelur kompetencat e rëndësishme që u takonin shteteve. Më 1788 Kumtesat Federaliste u botuan në formën e një libri nën titullin, Federalisti. Esetë janë lexuar në masë gjatë viteve dhe janë respektuar për analizën dhe interpretimin e parimeve mbi të cilat u ngrit qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Pasditën e 27 tetorit 1904, 15 mijë nju jorkezë të veshur në mënyrë ceremoniale, morën pjesë në festën e hapjes së hekurudhës nëntokësore të qytetit, me fjalë të tjera të metrosë. Kryetari i bashkisë së qytetit, George McClellan, shërbeu si makinist në udhëtimin e parë me pasagjerë. Ai përdori një pajisje kontrolli të argjendtë, për të drejtuar trenin nga Broadway deri në rrugën 145. Distancën prej 15 kilometrash treni e përshkoi me saktësi siç parashikohej në orarin e botuar. Njerëzit hynë në metro në orën 7 të mbrëmjes dhe u lejuan të udhëtojnë falas. Shumica qendruan deri në mesnatë kur u nis treni i fundit. Udhëtarët admironin stacionet e pastra me tulla të bardha dhe udhëtimin pa zhurmë të trenave elektrikë. B

XS
SM
MD
LG