Lidhje

Edhe një rast tjetër antraksi në Washington - 2001-10-29


Gjurmë antraksi u zbuluan edhe në një ndërtesë tjetër të Washingtonit. Një zyrë thuajse e izoluar që merret me korrespondencën e Departamentit të Drejtësisë rezultoi pozitive pas analizave për bakterin vdekjeprurës. Gjurmë antraksi janë gjetur më parë në zyra postare që u shërbejnë Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit, Gjykatës së Lartë dhe Agjencisë Qenmdrore të Zbulimit, CIA. Ndërkohë, dje, një nga disa punonjësit e postave të shtetit New Jersey të shtruar në spital, rezultoi se kishte antraks të rrugëve të frymëmarrjes, forma më e rëndë e sëmundjes. Nga sulmet me antraks në rajonin e Nju Jorkut, në Florida dhe Uashington kanë humbur jetën tre veta.

XS
SM
MD
LG