Lidhje

Trajkovski bën thirrje për vetpërmbajtje - 2001-11-14


Presidenti i Maqedonisë Boris Trajkovski bëri thirrje për vetpërmbajtje maksimale pas vrasjes nga shqiptarë të armatosur të tre policëve që ruanin një objekt për të cilin autoritetet thonë se është një varr masiv.

Sipas agjencisë maqedonase të Informacionit, Presidenti i tha kabinetit se incidenti i së dielës afër fshatit Trebos tregon se luftëtarët shqiptarë nuk janë çarmatosur ose shpërndarë. Mendohet se në këtë varr ndodhen trupat e 12 personave që thuhet se janë vrarë nga shqiptarë të armatosur.

Ndërkohë, parlamenti maqedonas e shtyu përsëri debatin mbi ndryshimet kushtetuese në favor të të drejtave të shqiptarëve, pas një aksidenti rrugor dje në mëngjes, në të cilin humbi jetën një deputet.

XS
SM
MD
LG