Lidhje

Del Ponte: Dy hetime - 2001-11-21


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, shpalli fillimin e dy hetimeve të reja lidhur me krimet e mundëshme të luftës në Maqedoni.

Zonja del Ponte u tha gazetarëve në Shkup se njëri hetim do të përqendrohet në akuzat për dhunë të trupave qeveritare ndaj civilëve, ndërsa tjetri do të përqendrohet në krimet e luftës që thuhet se kanë kryer shqiptarët e armatosur.

Njoftimi erdhi pas bisedimeve që zonja Del Ponte pati me presidentin e Maqedonisë, Boris Trajkovski, kryeministrin Ljubço Georgievski dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Autoritetet maqedonase kanë njoftuar se sot do të fillojë hapja e atyre që ata i quajnë varreza masive.

Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve, kryeministri Georgievski shprehu habi që hetimet do të përfshijnë si veprimet e qeverisë maqedonase ashtu edhe ato të shqiptarëve të armatosur, vendim që ai e quajti politik. Megjithatë, ai e siguroi zonjën del Ponte për bashkëpunimin e tyre të plotë në këto hetime.

XS
SM
MD
LG