Lidhje

Gjenden kufoma njerëzish në Maqedoni - 2001-11-26


Në Maqedoni, gjyqtarja Aleksandra Zafirovska konfirmoi se në një zonë në pjesën veriore të vendit, ku dyshohet se ekziston një varr masiv, janë gjetur mbeturina nga kufoma njerëzish, përfshirë copa eshtrash. Autoritetet maqedonase i bënë këto zbulime ditën e parë të gërmimit, më 21 nëntor. Mirëpo, gjyqtarja Zafirovska tha se kërkonte t’i identifikonte objektet e gjetura në atë zonë, e cila shtrihet midis fshatrave Trebosh dhe Xhepçishtë, para se të bënte ndonjë deklaratë zyrtare. Zyrtarët po kërkojnë informacion për fatin e 12 fshatarëve maqedonas që figurojnë të zhdukur që nga muaji prill. Ata u zhdukën në afërsi të qytetit të Tetovës.

XS
SM
MD
LG