Lidhje

Vriten 2 ushtarë të forcave speciale në Afganistan - 2001-12-05


Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes thonë se dy ushtarë të Forcave Speciale Amerikane u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën nga një bombë që u lëshua gabimisht në afërsi të Kandaharit që mbahet ende nga talebanët.

Komanda Qendrore amerikane, që drejton luftën në Afganistan, thotë se edhe një numër i panjohur luftëtarësh anti-talebanë u vranë nga bombardimi i sotëm i një aeroplani B-52. Një zëdhënëse e Pentagonit tha se viktimat u evakuan në një bazë operative në jug të Kandaharit, për të marrë trajtimin e parë mjeksor. Ajo tha se kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Forcat Speciale amerikane kanë qënë në terren në Afghanistan që prej disa javësh, duke ndihmuar forcat anti-talebane dhe duke përcaktuar objektivat e sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG