Lidhje

Luftëtarët e al Qaidës bien dakort të diskutojnë mundësinë e dorëzimit - 2001-12-11


Luftëtarët e rrjetit terrorist al-Qaida të Osama bin Ladenit, në rajonin Tora Bora të Afganistanit po diskutojnë mundësinë e dorëzimit pas betejave të ashpra me forcat anti-talebane. Një komandant vendas i forcave anti-talebane Haxhi Mohamed Zaman, i tha Zerit te Amerikes se luftëtarët e Al-Qaidës morrën kontakt me të për të diskutuar rreth mundësisë për ti dhënë fund luftimeve.

Luftëtarët e Al-Qaidës kërkuan kohë për tu dorëzuar dhe atyre u eshte dhënë afat deri në oren 3 e 30 të mëngjesit sipas Grinuiçit. Komandanti Zaman tha se luftëtarët e Al-Qaidës të kapur rob do tu dorëzohen autoriteteve ndërkombëtare. Rajoni i Tora Borës është bombarduar ashpër nga aeroplanët amerikanë. Dje aeroplanët amerikanë lëshuan një bombë 6 mijë e 800 kilogramëshe, një nga bombat më të fuqishme, mbi një prej shpellave në këtë rajon.

XS
SM
MD
LG