Lidhje

Ilaç për ftohjen - 2001-12-18


Shkencëtarët amerikanë kanë krijuar një ilaç që pakëson në mënyrë të efektshme kohëzgjatjen dhe shkallën e ftohjes së zakonshme.

Në testet e bëra me më shumë se dy mijë veta, doli se ilaçi, i njohur me emrin pleconaril, lehtëson simptoma të tilla të ftohjes, si rrufa, dhimbjet e fytit, kolla dhe kongjestioni, brenda 24 orësh. Po ashtu ilaçi bën që hundët e zëna për shkak të ftohjes të hapen një ditë më parë se zakonisht.

Shumica e ilaçeve pa recetë mjeku që gjenden aktualisht në treg, vetëm sa i lehtësojnë simptomat e ftohjes duke tharë hundët e zëna dhe duke lehtësuar dhimbjet.

Kurse pleconarili godit vetë virusin që shkakton të ftohtit. Ilaçi i ri do të vihet në shitje vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG