Lidhje

Diskutohet plani i forcës paqeruajtëse në Afganistan - 2001-12-19


Zyrtarë të lartë ushtarakë nga 16 vende janë mbledhur në Londër për të përfunduar planet për forcën paqeruajtëse ndërkombëtare në Afghanistan. Britania e Madhe ka thënë se do të dërgojë një mijë e 500 ushtarë në këtë forcë dhe 200 trupat e para të saj do të shkojnë në Kabul të shtunën, kur të marrë pushtetin qeveria e re kalimtare e kryesuar nga Hamid Karzai.

Franca ka premtuar se do të dërgojë 800 trupa dhe Spanja 700. Një zëdhënëse britanike i tha Zërit të Amerikës se rreth 100 marinsa të stacionuar në aeroplanmbajtësen H-M-S Fearless në Oqeanin Indian do t’u bashkohen trupave britanike që ndodhen në Afganistan, duke krijuar së bashku kontigjentin e parë britanik të forcës paqeruajtëse. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë për rezolutën që do të autorizonte vendosjen e kësaj force, ndoshta nesër.

Më parë personi i caktuar si Ministër i Brendshëm i qeverisë së re të Afgansitanit tha se qeveria e tij është e gatshme të pranojë një forcë shumëkombëshe prej 3 mijë paqerujtësish, që do të vendosej brenda 6 muajsh me një mandat sigurie të kufizuar. Zoti Fahim tha se vetëm rreth 1 mijë trupa të huaja mund të ngarkohen me detyrën e sigurisë dhe se 1 mijë të tjera do të përqendrohen në punën mjeksore, inxhinierike dhe logjistike. Ai tha se pjesa tjetër do të jetë forcë rezervë, ndoshta me bazë në aeroportin e Bagramit, në veri të Kabulit.

Karzai komenton për forcën shumëkombëshe

Udhëheqësi i ri qeverisë së përkohshme të Afganistanit, Hamid Karzai thotë se nuk do të ketë vend ku të fshihet ish-regjimi taleban dhe se në se kapet, Osama Bin Ladeni do t’i dorëzohet drejtësisë. Zoti Karzai u tha sot gazetarëve në Romë se ai nuk e di ku ndodhen Osama Bin Ladeni dhe udhëheqësi taleban Mullad Mohammed Omar. Ai tha se qeveria e tij e përkohëshme nuk do t’i lejojë ata në asnjë mënyrë të qëndrojnë në Afganistanin e ri.

Udhëheqësi i ri gjithahstu tha se ai mbështet idenë e një force paqeruajtëse paqeruajtëse, e cila do të autorizonte përdorimin e forcës, në se është e nevojshme për ruajtjen e paqes.

Hamid Karzai do të bëjë betimin për postin e tij të ri ditën e shtunë, si kryetar i qeverisë së përkohshme 6-mujore të Afganistanit. Zoti Karzai u takua dje në Romë me ish-mbretin e Afansitanit Mohammed Zahir Shah për bisedime në lidhje me të ardhmen e afërt të vendit. Zoti Karzai tha se përparësia e tij kryesore është të sigurohet që në Afganistan të mbizotërojnë paqja dhe siguria.

XS
SM
MD
LG