Lidhje

Karzai: amerikanët të qendrojnë - 2001-12-22


Udhëheqësi i qeverisë së re të përkohshme të Afganistanit Hamid Karzai, tha se forcat amerikane janë të mirëpritura të qendrojnë deri sa të gjithë terroristët të jenë zhdukur nga vendi i tij.

Zoti Karzai i bëri këto komente gjatë një interviste me rrjetin televiziv CNN, në përgjigje të pyetjes se sa gjatë do t’i lejonte qeveria afgane trupat amerikane të qendojnë në Afganistan. Ai theksoi se regjimi taleban pothuajse është eliminuar nga Afganistani, por ende vazhdon kërkimi për individë që mund të jenë fshehur në atë vend.

Zoti Karzai theksoi se nëse kapen në territorin afgan, sauditi i akuzuar si udhëheqës terrorist, Osama bin Laden dhe ai taleban, Mullah Muhammed Omar do të nxirreshin në gjyq brenda vendit nën akuzat për krime kundër Afganistanit. Ai shtoi se qeveria e tij do t’ja dorëzonte bin Ladenin një gjykate ndërkombëtare.

Ndërkohë, Britania njofton se oficerë ushtarakë nga 16 vende do të takohen së shpejti në Londër për diskutime rreth mënyrave për të dislokuar forcën paqeruejtëse ndërkombëtare në Afganistan. Njoftimet nga Gjermani bëjnë të ditur se takimi do të mbahet me 27 dhe 28 dhjetor.

Po dje, kabineti i ri i qeverisë së përkohshme të Afganistanit mbajti mbledhjen e tij të parë. Pas mbledhjes dyorëshe me dyer të mbyllura në Kabul, zoti Karzai e cilësoi takimin si absolutisht të përsosur.

Misioni i qeverisë së re është të sjell paqen dhe qëndrueshmërinë në Afganistan. Pas gjashtë muajsh, një asamble tradicionale e kryepleqve do të emërojë një administratë të re të përkohshme, e cila do të bëjë përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme dhe për një kushtetutë të re.

XS
SM
MD
LG