Lidhje

Arafati jashtë Bethlehemit - 2001-12-25


Në Bethlehem Mesha e mesnatës me rastin e Krishlindjeve u festua pa praninë e zakontë të udhëheqësit palestinez Yasser Arafat pasi Izraeli refuzoi ta lejonte atë të udhëtonte atje. Zoti Arafat tha se Izraeli kishte kryer një krim duke mos e lejuar atë të bënte udhëtimin e përvitshëm në qytetin e kontrolluar nga palestinezët që njihet si vendi ku ka lindur Krishti. Kabineti i sigurimit Izraelit vendosi të djelën të bllokojë zotin Arafat të hynte në Bethlehem duke thënë se ai nuk ka bërë sa duhet për të ndaluar sulmet terroriste kundër izraelitëve. Dje Izraeli tha se udhëheqësi palestinez mund ta kryente vizitën në se ai arrestonte vrasësit e ministrit izraelit të turizmit. Zoti Arafat ka qëndruar në selinë e tij në Ramallah që kur Izraeli shkatërroi helikopterët e tij tre javë më parë në një sulm ajror.

XS
SM
MD
LG