Lidhje

Euro:Evropa përgatitet - 2001-12-29


300 milionë evropianë po përgatiten për monedhën e tyre të re, euron, kur kanë mbetur vetëm tre ditë që ajo të vihet në qarkullim.

Reagimi ndaj njësimit të parasë nuk ka qenë i njëjtë në të 12 vendet e zonës-euro.

Në Gjermani, shumë njerëz dëshërojnë mbetjen në fuqi të deutch-markës, simbol i qendrueshmërisë dhe begatisë së pas Luftës së Dytë Botërore. Duke u përpjekur të rrisë mbështetjen për euron, kancelari gjerman, Gerhardt Schroeder, citoi fjalët e një kënge të Bitëllsave të vitit 1967.

Zoti Schroeder tha se monedha e re është provë se ëndrra për një Evropë të bashkuar po bëhet realitet.

Në Itali shumica e njerëzve po presin me interesim vënien në qarkullim më 1 janar të kartmonedhave dhe monedhave të euros. Në qytetin Ascoli Piceno në verilindje të Romës, kalimi nga lirat italiane në euro do të jetë veçanërisht pa probleme.

Mjeshtrat e ëmbëlsirave në këtë qytet po krijojnë çokollatën më të madhe në formën e euros, një kartmonedhë gjigande 100-euroshe për të cilën nevojiten 20 mijë vezë dhe gati një ton kakao e gjalpë. Kjo çokollatë do të ndahet në 10 mijë copa për banorët e qyetit.

XS
SM
MD
LG