Lidhje

Evropianët përgatiten për Euron - 2001-12-31


Më shumë se 300 milion evropianë po përgatiten për ndryshimin më të madh monetar në histori, me fillimin e vitit të ri, kur monedha e përbashkët e Bashkimit Evropian, euro, vihet në qarkullim. Duke filluar nga mesnata, euro do të zëvendësojë frangën franceze, markën gjermane dhe monedhat e 10 shteteve të tjerë. Paratë e vjetra do të qendrojnë në qarkullim për një periudhë kalimtare prej pak muajsh. 12 vende do të përdorin euron si monedhën e tyre kryesore, ndërkohë që tre vende-anëtare të Bashkimit Evropian, Britania, Suedia dhe Danimarka tani për tani nuk do ta ndryshojnë monedhën.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, thotë se kalimi në monedhën e përbashkët Euro në 12 vende të Bashkimit Evropian mund t’i japë një shtytje të madhe përpjekjeve të saj për të ndihmuar fëmijët në mbarë botën. UNICEF-i drejton një program global me 13 shoqëri fluturimesh, të quajtur Ndryshime për Mirë. Që nga viti 1991, ky program ka grumbulluar më shumë se 31 milion dollarë nga pasagjerë në fluturime ndërkombëtare. Punonjësja e këtij programi Della Wright thotë se monedha euro ofron një mundësi të veçantë për të mbledhur monedha dhe kartmonedha, të cilat nuk do të kenë në të ardhmen vlerë. 12 nga 15 vendet anëtare të Bashkimit Evropian bëjnë pjesë në euro-zonën, ku monedhat vendase do të zëvendësohen me euron duke filluar nga e marta e ardhshme.

XS
SM
MD
LG