Lidhje

Argjentina ul ndjeshëm vlerën e pesos - 2002-01-07


Argjentina njoftoi se uli ndjeshëm vlerën e njësisë së saj monetare, pesos, në përpjekje për të shpëtuar ekonominë në rënie të vendit. Ministri i ekonomisë, Jorge Remes Lanicov, e njoftoi këtë vendim dje vonë, duke thënë se Argjentina po i jepte fund praktikës së shkëmbimit të pesos një me një në raport me dollarin. Zoti Remes tha se shkalla e shkëmbimit do të jetë 1,4 peso me një dollarë, shvlerësim i monedhës me gati 30 përqind. Njoftimi i djeshëm për zhvelrësimin e pesos u bë pak pasi Kongresi i dha presidentit Eduardo Duhalde kompetenca të jashtëzakonshme në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës ekonomike të vendit, e cila nxiti protesta të dhunshme muajin e kaluar dhe shkaktoi dorëheqjen e dy qeverive njera pas tjetrës.

XS
SM
MD
LG