Lidhje

”Kthimi” shtyn partitë shqiptare drejt marrëveshjes - 2002-01-15


Në Kosovë, deklaratat e përfaqësuesve të koalicionit serb, ”Kthimi” se nuk do të marrin pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit, duket se po shtrojnë para partive shqiptare domosdoshmërinë e një marrëveshjeje, e cila do të zhbllokonte procesin e krijimit të institucioneve të vetëqeverisjes. Lidhja Demokratike e Kosovës ngul këmbë në qendrimet e saja të deritashme; Partia Demokratike, kërkon postin e kryeministrit; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hequr dorë nga kërkesat e saj për njërin nga tre postet kryesore dhe ka shprehur gatishmërinë që të përkrahë qeverinë dhe isntitucionet e dala pas një marrëveshjeje tëmundshme ndërmjet dy partive më të mëdha.

XS
SM
MD
LG