Lidhje

Britania arreston 4 persona (18 janar) - 2002-01-18


Autoritetet britanike arrestuan sot të paktën katër persona, gjatë një procesi hetimor anti-terrorist, gjatë të cilit u kapën të paktën 17 vetë. Shumica e tyre dyshohen si terroristë, por katër prej tyre u arrestuan në Lester të Anglisë qendrore për shkeljen e rregullave të imigracionit. Ndërkohë, dy alegjerianë dolën dje para një gjykate britanike, nën akuzat se janë anëtarë të organizatës terroriste Al-Kaida. Njëri prej tyre, Baghdad Meziane, akuzohet si një nga udhëheqësit e Al-Kaidës, si dhe për nxitjen e akteve terroriste në vende të tjera. Personi tjetër i akuzuar, Brahim Benmerzouga dyshohet si anëtar i organizatës Al-Kaida dhe për financimin e terroristëve.

Ndërkaq një gjykatë britanike dënoi dy vëllezër afganë me nga pesë vjet burg për një rrëmbim avioni në shkurt të vitit 2000, të cilit iu dha fund pas tri ditësh përplasjesh në një zonë të aeroportit të Londrës. Ali dhe Mohammmed Safi dhe shtatë bashkëpunëtorë të tyre rezultuan fajtorë muajin e kaluar për kapjen e një avioni të agjencisë ajrore afgane Ariana Airlines, pak pasi u ngrit nga kryeqyteti afgan, Kabul. Ata e detyruan avionin të fluturojë në Moskë dhe pastaj në aeroportin e Londrës, Stansted, ku ata u dorëzuan pas tri ditësh. Vëllezërit Safi thanë se e kishin marrë avionin për t’i shpëtuar shtypjes nga regjimi i atëhershëm Taleban, në Afganistan. Bashkëpunëtorët e tyre morën dënime më të ulëta.

XS
SM
MD
LG