Lidhje

John Walker Lindh akuzohet zyrtarisht (25 janar) - 2002-01-24


Shtetet e Bashkuara ngritën dje zyrtarisht akuza ndaj luftëtarit taleban John Walker Lindh, për përfshirje në komplot për të vrarë shtetas amerikanë jashtë vendit si dhe për përkrahjen e një organizate terroriste. Zoti Lind, i cili ka përdorur edhe emrin thjeshtë John Walker, ishte i rrethuar nga një numër forcash të sigurimit kur u paraqit dje në një gjykatë federale në afërsi të Washingtonit.

Kur u pyet nga gjykatësi nëse i kuptonte akuzat e ngritura kundër tij dhe ndëshkimet e mundshme që ato mbartin, zoti Lind tha se i kuptonte. Ai po mbahet pa të drejtën e lirimit me kusht edhe për dy javë, kur do të paraqitet në një seancë tjetër paragjyqësore.

Pas seanc[s së djeshme paragjyq[sore, babai i zotit Lindh u tha gazetarëve se besonte që i biri është i pafajshëm dhe kurrë nuk kishte pasur ndërmend të cënonte ndonjë amerikan.

XS
SM
MD
LG