Lidhje

Policia indiane vret dy pakistanez (28 janar) - 2002-01-28


Zyrtarët indianë thanë se policia vrau dy shtetas pakistanezë të dyshuar për pjesmarrje në sulmin e javës së kaluar në qendrën amerikane të kulturës në Kalkuta. Sekretari i punëve të brendshme Kamal Pande tha se dy personat u vranë gjatë një sulmi në mëngjes kundër asaj që ai e quajti strehë terroriste në shtetin lidor të Jarkhandit. Zoti Pande tha se një nga personat pranoi rolin e tij në sulmin e javës së kaluar para se të vdiste. Ai tha se nuk ka asnjë dyshim se në këtë sulm kishin gisht shtetas pakistanezë dhe grupe me bazë në Pakistan. Gjatë këtij sulmi, katër policë u vranë kur persona të hipur në motocikleta qëlluan mbi rojet në qendrën amerikane të kulturës, e cila ndodhet në një rrugë të ngarkuar me trafik të Kalkutës.

XS
SM
MD
LG