Lidhje

Kapet një karvan me municione në Kosovë (30 janar) - 2002-01-30


Policia e Kombeve të Bashkuara në Kosovë tha se ka ndaluar tre shqiptarë që po transportonin municione nga Shqipëria me mushka. Zyrtarët thonë se karvani i mushkave ishte ngarkuar me dinamit, pushkë, mitralozë dhe municion. Tre personat u arrestuan mbrëmë vonë në fshatin Ponoshec nga policia e OKB-së dhe paqeruajtësit e Natos. Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për destinacionin e armëve.

XS
SM
MD
LG