Lidhje

Kalendari Historik 16 shkurt - 2002-02-18


Më 16 shkurt të vitit 1804 një njësi e Marinës Amerikane u ngjit në fshehtësi të plotë në bordin e një anije luftarake amerikane në Portin e Tripolit, në Afrikë. Kjo ishte anija-fregatë Philadelphia, të cilën disa javë më parë e kishin kapur në det të hapur piratë nga Tripoli. Grupi i marinsave amerikanë, nën udhëheqjen e kolonelit Stephen Dactour vrau rojet piratë, i vuri zjarrin anijes dhe u larguan me nxitim. Për pjesëmarrjen në këtë aksion koloneli Decatour u nderua me titullin kapiten dhe me një shpatë - dhuratë nga Kongresi Amerikan. Sulmi u krye si një paralajmërim për piratët, se Shtetet e Bashkuara nuk do të duronin më sulme ndaj anijeve të tyre. Piratët e Tripolit kishte kohë që kryenin sulme terroriste ndaj anijeve në det të hapur, duke kërkuar shpërblim për lirimin e tyre. Ata filluan t’u kërkonin vendeve të veçanta të paguanin paraprakisht, për të mos kryer sulme ndaj anijeve të tyre. Në rastin e anijes Philadelphia, piratët e kryen sulmin, pasi presidenti Thomas Jefferson kishte refuzuar t’u paguante para piratëve. Luftimet midis anijeve amerikane dhe piratëve vazhduan deri në vitin 1815, kur më në fund piratët u dhanë fund sulmeve ndaj anijeve amerikane.

Më 16 shkurt të vitit 1862, gjatë Luftës Civile Amerikane, gjenerali i Unionit, Ulysses S. Grant i dërgoi një letër gjeneralit Simon Buckner, që ishte komandant i forcave jugore në Fort Donelson të shtetit Tennnesi. Në letër thuhej se në se gjenerali Buckner nuk pranonte të dorëzohej mejëherë dhe pa kushte, atëhere ushtria e madhe dhe e armatosur mirë e gjeneralit Grant do të fillonte sulmin. Gjenerali Buckner zgjodhi alternativën e dorëzimit të Fort Donelsonin, bashkë me 14 mijë forcat e tij. Popullsia e Veriut të Amerikës u gëzua pa masë nga fitorja. Gjeneralin Grant filluan ta quajnë ”I dorëzuari pa kushte Grant”.

XS
SM
MD
LG