Lidhje

Kalendari Historik 17 shkurt - 2002-02-18


Më 17 shkurt 1964 , Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori një vendim, i cili do të çonte në ndryshimin tërësor të përbërjes së Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit. Në vendimin e Gjykatës që u mor lidhur me çështjen e ashtuquajtur Wesberry kundër Sandersit, thuhej se zonat elektorale brenda një shteti duhet të kenë popullsi të barabartë. Ky vendim përbënte bazën ligjore për t’i dhënë fund përfaqësimit të një numri më të madh votuesish nga zonat fshatare në Kongres, në krahasim me ato qytetare. Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara deklaroi se është e pamundur saktësia metematike në numërimin e votuesve, por sipas Kushtetutës, vota e secilit qytetar amerikan në zgjedhje duhet të jetë e njëjtë me atë të qytetarëve të tjerë. Pra, sipas vendimit të Gjyktaës, zonat elektorale duhet të kenë popullsi të njëjtë.

Më 17 shkurt 1982 vdiq nga hemorragjia cerebrale Thelonius Monk, një nga pianistët më origjinalë të jazzit. Willis Conover, drejtues i njohur i programit të Zërit të Amerikës ”Music USA Jazz”, e ka quajtu Thelonius Monkun ”një forcë krijuese të pafund”. Thelonius ishte një muzikant i përsosur si dhe një gjeni i pianos. Të gjithë muzikantët e mëdhenj të kohës u shtangën nga aftësitë krijuese dhe ekzekutuese të Monkut dhe e mirëpritën rastin që ju dha, si dhe sfidën për të punuar me të. Willis Conover mendonte se muzika e Monkut ”Round Midnight” ishte personifikim i asaj që nënkuptonte artisti kur thoshte se ”Xhazi ishte aventura e tij” Thelonius Monk lindi në Rocky Mount të Karolinës së Veriut më 10 tetor 1917 dhe vdiq në moshën 64-vjeçare.

XS
SM
MD
LG