Lidhje

Dita e Presidentëve (18 shkurt) - 2002-02-18


Sot në Shtetet e Bashkuara është festë kombëtare me rastin e Ditës së Presidentëve. Fillimisht kjo ditë festohej për nder të ditëlindjes së George Washingtonit, presidentit të parë që ka lindur më 22 shkurt 1732. Por pas Luftës Civile, shumë shtete të Amerikës filluan të festonin si ditë të presidentit 12 shkurtin ditën e lindjes së presidentit Abraham Linkoln. Rreth 30 vjet më parë, Kongresi amerikan miratoi një projekt-ligj për ta festuar ditëlindjen e George Washingtonit të hënën e tretë të shkurtit. Por në vitin 1971, kur presidenti Nixon e ktheu atë në ligj, dekreti i tij e quante festën, Dita e Presidentëve, për të nderuar gjithë presidentët e vendit. Megjithatë edhe sot shumë njerëz e lidhin këtë ditë me presidentët Washington dhe Linkoln. Për shumë punonjës sot është ditë pushimi dhe shitësit e shfrytëzojnë këtë rast për të tërhequr sa më shumë blerës duke ulur çmimet.

XS
SM
MD
LG