Lidhje

Helikopteri amerikan rrëzohet në Filipine (22 shkurt) - 2002-02-22


Trupat e 3 amerikanëve u gjetën dhe 7 të tjerë figurojnë të humbur pas rrëzimit të një helikopteri të forcave të posaçme jug të Filipineve. Një zyrtar i lartë i forcave të posaçme të ushtrisë amerikane tha sot se nuk eshte gjetur asnjë i gjallë por po bëhet gjithçka për të gjetur të humburit.

Sot kishte patur njoftime se peshkatarët vendas kishin shpëtuar dy ose tre vetë, por zyrtarët amerikanë e hedhin poshtë këtë njoftim. Përplasja ndodhi pranë ishullit Basilan. Ushtarët amerikanë po kryejnë një mision stërvitjeje atje, duke ndihmuar trupat filipine të luftojnë gueriljet e Abu Sayyafit, të dyshuara për lidhje me rrjetin terrorist të al-Qaida-s.

XS
SM
MD
LG