Lidhje

Izraeli tërhiqet nga Rripi i Gazës (22 shkurt) - 2002-02-22


Ushtria izraelite thotë se është tërhequr nga pozicionet e pushtuara në rajonet palestineze në qendër të Rripit të Gazës, në vijim të takimit që zhvilluan mbrëmë zyrtarët e lartë izraelitë dhe palestinezë të sigurimit. Palestinezët nuk kanë bërë ende ndonjë koment. Radio Izraeli thotë se zyrtarët izrealitë dhe palestinezë të sigurimit kanë rënë dakord në lidhje me mënyrat për arritjen e një armë-pushimi.

Ndërkohë, radio izraeli njoftoi se gjatë një incidenti të fundit me dhunë, një person i cili mendohet se do të kryente një sulm vetëvrasës me bombë, u vra sot, ndërsa përpiqej të aktivizonte lëndë eksplozive në një supermaket në një nga kolonitë hebraike të Bregut Perëndimor, në afërsi të Jeruzalemit. Njoftohet se një grua izraelite u plagos lehtë gjatë incidentit.

XS
SM
MD
LG