Lidhje

Rifilloi gjyqi i Millosheviçit (25 shkurt) - 2002-02-25


Në Hagë, rifilloi gjyqi për krime lufte kundër ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç. Një bujk pensionist përshkroi sot në Gjykatën e Hagës se si forcat sërbe kryen vrasje në masë dhe shkatërruan fshatin e tij në Kosovën jugore. 65 vjeçari Halil Morina dëshmoi se ushtarët sërbë hynë në fshatin Landovicë në Kosovën jugore, pak pasi NATO-ja filloi fushatën e bombardimeve më 24 mars, 1999.

Zoti Morina tha se ushtarët sërbë vranë shumë banorë të fshatin, duke përfshirë edhe 13 pjesëtarrë të një familjeje dhe një grua të paralizuar, e cila u dogj e gjallë në shtëpinë e saj. Ai tha se ushtarët hodhën në erë xhaminë e fshatit dhe shkatërruan shumicën e shtëpive.

Dëshmitari tha se ai shpëtoi pasi së bashku me familjen e tij u fsheh pranë një përroi në afërsi të fshatit dhe u kthye në fshatin e shkattëruar pasi ushtarët ishin larguar.

Gjatë dëshmirë zoti Morina u përpoq të mos e shikonte në sy të akuzuarin, i cili dukej se po dëgjonte me vëmëndje dhe mbante shënime. Zoti Millosheviç, ish kryetari i parë i një shteti që akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerzimit, i cili po vetëmbrohet në këtë gjyq, pritet ta marë vetë në pyetje dëshmitarin. Ish presidenti jugosllav akuzohet për ndërmarrjen e një fushate terrori kundër popullatës shqiptare në Kosovë.

XS
SM
MD
LG