Lidhje

Columbia niset për në orbit (1 mars) - 2002-03-01


Anija amerikane e hapësirës Columbia u nis sot nga Cape Canaveral i Floridës për një mision 11 ditësh, për të rinovuar teleskopin Hubble dhe për të zgjeruar aftësinë e vrojtimit të tij në univers. Kushtet atmosferike ishte të përshatshme për nisjen sot të anijes, që u realizua në masa shumë të forta sigurimi. 7 astronatutët në bordin e anijes pritet të bëjnë 5 ecje në hapësirë që është edhe rekordi i deritanishëm për të instaluar pajisje të reja në teleskopin Hubble. Ndër këto pjesë përfshihen krahë më të fuqishëm djellorë, një aparaturë më e fuqishme për energjinë dhe një mekanizëm më i mirë për manovrimin e tij. Megjithatë puna kryesore është instalimi e një kamere që rrit 10 herë aftësinë vrojtuese të teleskopit Hubble.

XS
SM
MD
LG