Lidhje

Kalendari Historik 9 mars - 2002-03-11


Më 9 mars të vitit 1862, gjatë Luftës Civile Amerikane, dy anije të mbrojtura me pllaka të blinduara luftuan rreptë në Gjirin Chesapeake në pjesen lindore të Shteteve të Bashkuara.Kjo ishte lufta e parë në botë midis dy anijeve të blinduara. Anija e blinduar e konfederatës, deri atëherë kishte fundosur ose kishte dëmtuar rëndë 3 luftë-anije druri të Unionit në pjesen jugore të Gjirit Chesapeak. Gjatë lundrimit të Luftë-anijës Virgjinia në drejtim të veriut për të sulmuar anije të tjera të Unionit, ajo u diktua nga anija e blinduar USS Monitor e Unionit. Mes këtyre dy anijeve u zhvillua një luftë e rreptë për 4 orë me radhë duke gjuar njëra tjeten me topa nga afër.Të dy anijet pësuan pak dëme por në mbrëmje asnjëra nuk qe në gjendje të pretendonte fitoren.Por tërheqja e anijës Virginia nga skena bëri që blokada e portit Norfolk të Virgjinias të mbetej e pa-cenuar.Kjo përleshje ka qenë e rëndësishme sepse ndikoi në vendimin e Jugut për të mos ndërtuar më anije të blinduara për të thyer blokadat e Unionit në portët jugore. Music theme up and down

Më 9 mars të vitit 1918,lindi në Brooklyn të New-Yorkut autori Mickey Spillane. Ai u bë i njohur për tregimet e tij misterioze e posaçërisht për romanët me protoganistin e famshem, dedektivin Mike Hammer.Tregimet e Mickey Spillanit përbënin dhunë e skena seksuale dhe protoganistët dhe dialogjet e tyre ishin të rrepta dhe me një gjuhë të pa-kontrollaur.Shkrimet e Spillanit konsideroheshin si tronditëse dhe tepër të hapura për atë kohë.Ngjarja misterioze e Mickey Spillanit,” Unë, Juria” botuar më 1947, është njëri ndër librat e para dhe më popullore të Spillanit -”Këmbët e asaj vajze vlejnë 1 milion dollarë.Bile ajo krenohet me këmbët e saj. Megjtihëse punonte si sekretareshë, ajo ishte shumë tërheqëse.Ajo kishte flokë të gjata e të zeza dhe vishte rroba shumë të ngushta të kapura për trup dhe sa herë që e shihnja më bënte të mendonja për rrugët e lakuara të autostradës së Pensylvanisë. Por mos mendoni për asnjë moment se ajo ishte e lehtë per t’u fituar. Unë e kamë parë atë disa herë duke refuzuar në mënyrë të rreptë disa djemë.Por kur vie puna tek një veprim i shpejtë, ajo ishte në gjendje të kryente punë sa mbyll e qel sy.....???” Tregimet e tjera misterioze të dedektivit Mike Hammer të shkruara nga Mickey Spillane përfshihet edhe libri ”My Gun is Quick” Revolveri im është i shpejtë dhe ”Kiss Me deadly”, Më puth për Vdekje. Librat e Spillanit janë shitur më tepër se 1 milion kopje anë e mbanë botës.Mickey Spillani, që sot feston 83 vjetorin e lindjes, jetoi për të parë me sytë e tij se si disa nga veprat e tij janë adoptuar për të bërë filma dhe seri të ndryshme televizive.

XS
SM
MD
LG