Lidhje

Përparime në Afganistan - 2002-03-13


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se në Afganistan, forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë marrë në kontroll një luginë strategjike në lindje të vendit, duke spastruar luftëtarët e al-Qaidës dhe ata talebanë të ngujuar atje, me përjashtim të disa grupeve të vogla. Një zëdhënës ushtarak amerikan u tha gazetarëve se forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë marrë në kontroll luginën Shahi Kot, pas një ofensive nga toka që ai e quajti operacion në përmasa të mëdha. Zëdhënësi amerikan tha se në zonë kanë mbetur jo më shumë se 100 luftëtarë të armikut dhe shtoi se forcat amerikane në terren po i kërkojnë ata intensivisht.

XS
SM
MD
LG