Lidhje

J. Arafat: do të ndalohen sulmet kundër izraelitëve - 2002-03-21


Pas një shpërthimi vetvrasës që shkaktoi dje vdekjen e tre izraelitëve në qendër të Jeruzalemit, udhëheqësi Palestinez, Jaser Arafat, u zotua të ndërmarrë hapa të menjëhershme për të ndaluar sulmet palestineze kundër civilëve izraelitë.

Edhe 40 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në një zonë tregtare të qytetit.

Zoti Arafat dënoi me forcë sulmin dhe tha se do të ndërmarrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme për t’u dhënë fund veprimeve të tilla dhe të ndalojë personat prapa këtyre sulmeve.

Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, pati një bisedë të ashpër telefonike, siç e cilësuan zyrtarët amerikanë, me udhëheqësin palestinez. Sekretari Powell i tha zotit Arafat se ai duhet të dënojë shpërthimin publikisht dhe personalisht në mënyrën më të fuqishme, duke përdorur dy gjuhë, anglisht dhe arabisht.

Përgjegjësinë për shpërthimin e mori grupi Brigadat Martire Al-Aksa, një fraksion i lëvizjes Fatah të zotit Arafat. Autoritetet palestineze e patën arrestuar autorin e sulmit të djeshëm nga fillimi i këtij viti, ndërkohë që po përgatitej të kryente një sulm vetvrasës. Mirëpo, ai ishte liruar javën e kaluar në Ramallah.

Për pasojë të sulmit, Izraeli anulloi një takim të përbashkët në fushën e sigurimit me zyrtarë palestinezë që ishte planifikuar për dje në mbrëmje. Mirëpo, i dërguari i posaçm amerikan në Lindjen e Mesme, Anthony Zinni, pritet të takohet sot me të dyja palët.

XS
SM
MD
LG