Lidhje

Nano-Berisha - 2002-04-05


Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano dhe ai i Partisë Demokratike Sali Berisha shtrënguan sot pasdite duart me njëri tjetrin në përfunim të nënshkrimit të marrëveshjes për krijimin e një komisioni të përbashkët parlamentar për përmirsimin e sistemit zgjedhor. Kjo marrëveshje vjen pas muajsh të gjatë debatesh dhe u realizua më ndërmjetësimin e OSBE-së. Ambsadori OSBE-së Ahrens përshëndeti nënshkrimin e dokumentit duke e quajtur atë një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të rekomandimeve të ODIHR-it.

Ambasadori Ahrens shpjegoi disa nga pikat kryesore të marrëveshjes: “Të dyja partitë – tha ai - angazhohen plotësisht për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR. Komisioni parlamentar do të formohet mbi bazën e paritetit pozitë opozitë dhe palët do të punojnë drejt një sistemi që ofron vetëm një raund të vetëm, tha ambasadori i OSBE-së”. Kjo pikë e fundit përbën një element të ri të rëndësishëm që synon të elemonojë stërzgjatjet e procesit zgjedhor, sic ndodhi në rastin e 24 qershorit.

Marrëveshja u vlerësua dhe nga dy drejtuesit e partive kryesore të vendit. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi të një rëndësie të madhe nënshkrimin e dokumentit të sotëm: “Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për këtë dokument. Vlefshëmëria e tij do të përcaktohet nga zbatimi i tij dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme si një kompensim për të gjithë ata shqiptarë që iu dhunua vullenti poltik në zgjedhjet e shkuara” tha zoti Berisha duke shtuar se ky fakt nuk do të përdoret për revanshe, por për të gjetur ilacet politike për atë që ndodhi dhe për të reformuar sistemin zgjedhor në mënyrë që ato që ndodhën të mos mund të përsëriten më.

Ndërsa kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano tha se marrëveshja është pjesë e anagzhimit politik të forcës që drejton vendin për të përmirësuar dhe konsoliduar standartet demokratike: “Kjo marrëveshje shpresoj të zhvendos përfundimisht debatin politik, kontestet dhe zgjidhjet e tyre në institucione të votuara dhe të emëruara në rrugë legjitime” deklaroi zoti Nano.

Megjithëse marrëveshja u nënshkrua vetëm nga dy partitë kryeosre komisio që do të ngrihet do të përfaqësohet edhe nga partitë e tjerë parlamentare në një nivel të barabartë mes pozitës dhe opozitës.

XS
SM
MD
LG