Lidhje

SHBA trysni Beogradit - 2002-04-05


Ambasadori amerikan për çështjet e krimeve të luftës paralajmëroi Jugosllavinë se ajo duhet të fillojë pa vonesë të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës për ndryshe do të ndjejë efektin e ndëshkimeve financiare. Ambasadori Pierre-Richard Prosper tha sot pas takimit me udhëheqësit e Serbisë dhe të Jugosllavisë se presidenti Vojisllav Koshtunica gabon nëse mendon se rreziku i sanksioneve është i zmadhuar.

Zoti Prosper tha se pasojat do të ishin serioze, jo vetëm për ndihmën dypalëshe nga Uashingtoni por edhe për sa i përket nivelit të mbështetjes që Shtetet e Bashkuara duhet t’i japin Jugosllavisë në institucionet ndërkombëtare.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara bllokuan rreth 40 milion dollarë ndihmë për Jugosllavinë sepse Beogradi nuk e zbatoi afatin për dorëzimin e personave të akuzuar në Gjykatën e Hagës, që përfundonte të dielën.

Dje, zoti Koshtunica tha se parlamenti jugosllav mund të miratojë një ligj që do të sanksiononte bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës duke filluar që nga java e ardhëshme.

XS
SM
MD
LG