Lidhje

Afganistani ende i pasigurt - 2002-04-11


Zyrtarët thonë se në Afganistanin verior është vrarë një shtetas afganas, punonjës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë. Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara u tha gazetarëve se vrasësit u futën dje në shtëpinë e Shah Sayed në qytetin verior Mazar-e-Sharif dhe e qëlluan atë për vdekje.

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, Lakdar Brahimi, tha se vrasja ishte pjesë e një serie shqetësuese sulmesh ndaj civilëve, përfshirë edhe punonjës të organizatave humanitare.

Ndërkaq, paqeruajtësit ndërkombëtarë në Kabul thanë se kanë gjetur 151 raketa të prodhimit kinez, të ngjashme me raketat që u përdorën në sulmin ndaj bazës së paqeruajtësve në fillim të javës. Armët u gjetën dje kur paqeruajtësit dhe forcat afgane të sigurimit zhvilluan kërkime të përbashkëta shtëpi më shtëpi në disa lagje të kryeqytetit.

XS
SM
MD
LG