Në Shqipëri po bëhen përpjekje të ndryshme për të goditur trafikët njerëzore, veçanërisht prostitucionin, të cilat kanë marë përmasa të shqetësimit kombëtar. Edhe institucionet perëndimore i kanë kërkuar Shqipërisë që të ketë më shumë rezultate në këtë fushë. Ndërsa kohët e fundit, krahas policisë, një projekt të posaçëm kundër prostitucionit ka filluar edhe pushteti vendor.