Lidhje

Arroyo shpall gjendjen e jashtëzakonshme në një qytet filipinas - 2002-04-22


Presidentja e Filipineve Gloria Arroyo shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në një qytet jugor të vendit që është prekur nga një seri shpërthimesh për të cilat faji u hidhet ekstremistëve myslimanë. Zyrtarët thonë se masat e gjendjes së jashtëzakonshme në qytetin General Santos do të përfshijnë edhe goditjen e terroristëve.

Po sot, shpërthimi i një bombe të vogël shkatërroi një varkë por nuk pati njoftime për viktima. Dje, 14 veta u vranë dhe të paktën 50 u plagosën nga shpërthimi i një bombe përballë një kompleksi dyqanesh plot me njerëz. Kryengritësit e grupit islamik Abbhu Sayyaf morën përgjegjësinë për shpërthimet.

XS
SM
MD
LG