Lidhje

Izraeli arreston një numër palestinezësh - 2002-04-28


Forcat izraelite u futën në dy fshatra palestineze të Bregut Perëndimor, ku bastisën disa shtëpi dhe arrestuan një numër personash. Palestinezët thonë se tanket dhe automjetet e blinduara izraelite u futën në fshatra sot në mëngjes.

Ushtria izraelite tha se operacionet kishin për qëllim t’i prisnin rrugën veprimtarisë terroriste. Në Rripin e Gazës, ushtria thotë se forcat e saj qëlluan dhe vranë dy palestinezë të armatosur, të cilët po i afroheshin një vendbanimi hebraik.

Ndërkaq, zyrtarët britanikë dhe palestinezë përgatiten për një takim tjetër sot, ku do të diskutojnë hollësitë e një plani, të propozuar nga presidenti Bush, për t’i dhënë fund rrethimit izraelit ndaj kompleksit të udhëheqësit palestinez Yasser Arafat në Ramallah.

XS
SM
MD
LG