Sipas një studimi të fundit, personat që në moshë të re përdorin prodhime bulmeti, kanë më pak të ngjarë të preken nga sëmundjet e zemrës dhe nga diabeti i tipit 2.
Ky lloj diabeti vihet re tek personat me peshë trupore mbi atë normalen, pasi insulina e trupit nuk është në gjendje të kontrollojë nivelin e sheqerit dhe kjo bën që personi të ketë nivel të lartë sheqeri, presion të lartë gjaku kolesterinë të lartë dhe sëmundje të zemrës.
Studimi u bazua në më shumë se 3 mijë të rinj. Shkencëtarët vunë re se sa më shumë qumësht e prodhime të tjera bulmeti që përdoreshin çdo ditë aq më i vogël ishte rreziku ndaj sindromës së rezistencës së insulinës.
Nuk është e qartë se në ç’mënyrë bulmeti afekton rezistencën e insulinës; mund të ndikohet ajo nga substancat përbërëse si kalciumi, lektoza ose proteinat, ose thjesht nga pakësimi i sasisë së ushqimit duke mos lejuar mbi peshën trupore.
Megjithë këto rezultate botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA, shkencëtarët thonë se nuk janë në gjendje të rekomandojnë ndonjë dietë bazuar vetëm në këtë studim.