Lidhje

Kërkime për Bin Ladenin - 2002-05-07


Forcat e koalicionit në Afganistan që po kontrollojnë për Osama bin Ladenin gërrmuan një varrezë, ku besohej se ishin varrosur trupat e udhëheqësve të lartë të Al-Qaida-s. Komandanti i operacionit të udhëhequr nga kanadezët u tha gazetarëve në bazën ajrore të Bagramit se ishin mbledhur kampione të ADN-së nga 23 trupa gjatë një operacioni bastisjeje në rajonin e Tora Boras në Afganistanin lindor. Por ai tha se ushtarët nuk gjetën ndonjë trup që të ngjante si ai i udhëheqësit terrorist. Rajoni i Tora Boras u bombardua intensivisht në dhjetor nga avionët luftarakë amerikanë.

XS
SM
MD
LG