Lidhje

Arafat viziton kishën në Bethlehem - 2002-05-13


Udhëheqësi palestinez Yasser Arafat vizitoi Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehem. Eshtë hera e parë që zoti Arafat largohet nga Ramallah që kur forcat izraelite i kufizuan lëvizjet e tij në këtë qytet të Bregut Perëndimor rreth 6 muaj më parë. Zoti Arafat bëri me një helikopter jordanez një vizitë në Bregun Perëndimor, duke përfshirë qytetet Jenin dhe Nablus.

Këto ishin zonat e goditura më rëndë gjatë inkursionit prej 6 javësh të forcave izraelite në Bregun Perëndimor për çrrënjosjen e ekstremistëve palestinezë. Zyrtarët izraelitë thonë se trupat e ushtrisë vranë sot dy palestinezë të armatosur në incidente të veçanta në Bregun Perëndimor.

Ndërkaq, ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel për të vendosur se në cilin vend të Evropës do t’i dërgojnë të 13 ekstremistët palestinezë të mërguar nga Bregu Perëndimor. Personat në fjalë u dërguan të premten me avion për në Qipro, pas një periudhe ngujimi prej mëse 5 javësh në Kishën e Lindjes së Krishtit në Bethlehem, të rrethuar nga forcat izraelite. Të 13 palestinezët do të dërgohen në vende të Bashkimit Evropian në përputhje me një marrëveshje që i dha fund rrethimit të Kishës. Burimet diplomatike thonë se destinacionet e tyre të mundëshme janë Italia, Portugalia, Spanja dhe Greqia.

XS
SM
MD
LG