Lidhje

SHBA përpiqet të ç’tensionojë marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit - 2002-05-15


Një zyrtare e lartë amerikane e cila po përpiqet të ç’tensionojë marrëdhëniet midis Indisë dhe Pakistanit, tha se depërtimi i ekstremistëve islamikë në Kashmirin Indian për të kryer akte terroriste duhet të marrë fund.

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit Christina Rocca i bëri këto komente për gazetarët në Nju Deli një ditë pas incidentit në Kashmirin Indian ku 34 persona u vranë gjatë një sulmi të ekstremistëve islamikë. Zonja Rocca do të shkojë sonte në Islamabad për bisedime me zyrtarët pakistanezë.

Kryeministri indian Atal Behari Vajpajee e quajti sulmin e djeshëm një krim të përbindshëm dhe tha se Indisë do ti duhet të hakmerret. Qeveria pakistaneze e dënoi sulmin e djeshëm dhe hodhi poshtë akuzat e Indisë se Pakistani mbështet sulmet terroriste.

XS
SM
MD
LG