Lidhje

Presidentët Bush-Putin nëshkruajnë traktatin historik - 2002-05-22


Presidenti Bush dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, nënshkruan dje një traktat historik për shkurtimin e armëve bërthamore dhe një deklaratë strategjike, ku përvijohen marrëdhëniet e reja midis dy vendeve.

Në fillim të javës tjetër, dy udhëheqësit do të shkojnë në Romë për të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e fillimit të marrëdhënieve të reja midis Rusisë dhe Natos.

Sot, presidenti Bush udhëton për në Shën Petersburg, qyteti i lindjes i presidentit rus, Vladimir Putin, ku të dy udhëheqësit do t’u përgjigjen pyetjeve nga studentë universitarë rreth asaj që të dyja palët po e cilësojnë si epokë të re në marrëdhëniet amerikano ruse.

Në takimin e djeshëm të nivelit të lartë, presidenti Bush dhe udhëheqësi rus diskutuan rreth terrorizmit ndërkombëtar, çështjeve ekonomike dhe gjendjes në Lindjen e Mesme. Presidenti Bush thotë se ata folën hapur edhe rreth ndihmës që Rusia po i jep Iranit në fushën bërthamore. Presidenti Putin tha se Rusia po ndihmon Iranin në fushën e energjisë bërthamore për përdorim civil. Presidenti Bush tha se është në interesin e Washingtonit si edhe të Moskës që të parandalohet rënia e armëve të shkatërrimit në masë në duart e Iranit.

XS
SM
MD
LG