Lidhje

Presidenti Bush i jep fund vizitës në Rusi - 2002-05-25


Presidenti Bush udhëton sot për në Francë, pas vizitës në Rusi, ku ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkruan një traktat historik për pakësimin e ndjeshëm të arsenaleve bërthamore të të dy vendeve.

Presidenti Bush takohet sot në Paris me homologun e tij francez, Zhak Shirak. Gjatë qendrimit të presidentit Bush në Francë, disa grupe të krahut të majtë kanë në plan të organizojnë protesta kundër politikës amerikane ndaj mjedisit, tregtisë globale dhe Lindjes së Mesme.

Dje, presidentët Bush dhe Putin thanë se janë të kënaqur me rezultatet e takimit të tyre të nivelit të lartë në Moskë. Ata i bënë këto komente në Shën Petersburg, ku mbajtën një seance me pyetje e përgjigje me studentë universitarë.

Presidenti Bush u tha studentëve se ai mbështet anëtarësinë ruse në Organizatën Botërore të Tregëtisë, por vetëm me të njëjtat kushte si të gjitha vendet e tjera.

Presidenti amerikan u tha studentëve se është i bindur që trakatati i ri për pakësimin e armëve do të jetë i dobishëm për Rusinë.

Sipas traktatit, të dyja vendet janë të lejuara t’i magazinojnë disa prej mbushjeve të hequra nga raketat. Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, tha se kritikat ndaj kësaj dispozite të traktatit nuk janë të justifikueshme, pasi edhe në marrëveshjet e mëparshme kjo çështje është lënë në heshtje. Shefi i diplomacisë amerikane tha se ajo që ka rëndësi është fakti se mbushjet bërthamore po hiqen nga raketat.

XS
SM
MD
LG