Lidhje

UNMIK i dorëzon Serbisë 6 të burgosur - 2002-05-26


Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë u dorëzoi 6 të burgosur serbë autoriteteve serbe, në kuadër të një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve.

Këta 6 persona, shumica të akuzuar për krime kundër shqiptarëve, u transferuan nga një burg i Mitrovicës në Sërbi dhe pritet të kryejnë pjesën e mbetur të dënimit në një burg në qendër të Sërbisë.

Ky veprim shikohet se një hap i mëtejshëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Beogradit.

Në bazë të marrëveshjes së arritur në muajin mars, autoritetet serbe trasferuan në Kosovë 146 shqiptarë që mbaheshsin në burgjet e Sërbisë.

Si shkëmbim, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë liruar kohët e fundit 20 serbë. Rreth 30 serbë të tjerë vazhdojnë të mbahen në burgjet e Kosovës dhe mund të trasferohen në burgjet e Serbisë në javët apo muajt e ardhshëm.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se në burgjet e Serbisë në fund të luftës, ndodheshin rreth dy mijë shqiptarë nga Kosova, dhe shumica e tyre tashmë janë liruar.

XS
SM
MD
LG