Lidhje

Karzai kërkon krijimin e një komisioni për mënyrën e zgjedhjes së parlamentit - 2002-06-13


Presidenti i sapozgjedhur afgan, Hamid Karzai u kërkoi delegatëve në këshillin e lartë, Loya Jirga që të përzgjedhin një komision mes 1 mijë e 600 anëtarëve për të vendosur formën dhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të parlamentit të ri të vendit. Në një fjalim që mbajti sot, zoti Karzai u tha delegatëve se do që autoriteti të emërojë kabinetin e vet politik dhe premtoi se anëtarët e tij do të plotësojnë nevojat e vendit. Delegatët e këshillit, që prej një jave po zhvillojnë takime, kanë patur debate mbi disa projekte për formimin e një qeverie pas Talebane. Në një plan për parlamentin parashikohet përfaqësim proporcional, duke u mbështetur tek popullsia, ndërsa në një tjetër parashikohet një numër i barabartë ligjvënësish nga secila nga 23 provincat e Afganistanit. Zoti Karzai u zgjodh nga këshilli javën e kaluar, për të drejtuar qeverinë kalimtare 18 mujore të Afganistanit. Që nga votimi i së enjtes, delegatët e këshillit janë përfshirë në debate lidhur me strukturën e qeverisë, dhe nuk kanë zgjedhur ndarjen e posteve ministrore dhe as çështje që kanë të bëjnë me kabinetin. Loya Jirga që ishte parashikuar të mbyllej dje, pritet të takohet përsëri nesër, në një përpjekje për të përcaktuar një komision për të zgjidhur çështjen e përfaqësimit dhe çështje të tjera të pazgjidhura.ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar punon me zyrtarë afganë për rindërtimin e institucioneve të vendit.

Votimi për postin e presidedntit ishte planifikuar për ditën e merkurë, por u shty, kur debate të zjarrta mbërthyen kuvendin ndërkohë që delegatët nga të gjitha anët e vendit kërkonin që t’u dëgjohej zëri pas shumë vjet shtypjeje.

Këshilli i Lartë do të zgjedh kabinetin dhe do të vendosë lidhur me formën e qeverisë se re.

XS
SM
MD
LG