Lidhje

Ligjvënësit amerikan paralajmërojnë se terroristët vazhdojnë të përbëjnë kërcënim - 2002-06-17


Ligjvënësit amerikanë, që po bëjnë hetime rreth sulmeve terroriste të 11 shtatorit, paralajmërojnë se terroristët vazhdojnë të përbëjnë kërcënim për Shtetet e Bashkuara, megjithë operacionet e sukseshme ushtarake në Afganistan.

Në komentet që bëri dje për rrjetin televiziv CNN, anëtari i lartë republikan i komisionit të senatit për çështjet e zulimit, senatori Richard Shelby, tha se kërcënimi i terroristëve nuk është venitur. Senatori Shelby tha se mijëra operativë të Al-Kaidës vazhdojnë të jenë aktivë në dhjetra vende.

Po dje, udhëheqës të tjerë të kongresit amerikan thanë se një bashkëpunim më i madh ndërkombëtar është i nevojshëm për të parandaluar kërcënimet terroriste.

Ligjvënësit shprehën gjithashtu mbështetje për përpjekjet e administratës së Presidentit Bush për të përmbysur nga pushteti udhëheqësin irakian Sadam Husein, duke cituar politikën e Bagdadit për zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë.

XS
SM
MD
LG