Lidhje

Kryeministri kroat jep dorëheqjen - 2002-07-05


Kryeministri kroat, Ivica Raçan dha dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve prej disa muajsh në radhët e koalicionit të tij qeveritar, por është i gatshëm të formojë qeverinë e re. Dorëheqja e tij i jep fund koalicionit prej pesë partish që zëvendësoi nacionalistët në vitin 2000. Në një fjalim drejtuar vendit, udhëheqësi i Partisë Socialdemokrate pranoi se kohët e fundit koalicioni i tij kishte shpenzuar më shumë kohë në grindje politike se sa në qeverisjen e vendit. Ai fajson partnerin kryesor të koalicionit të tij, Partinë Social-liberale, për bllokimin e nismave qeveritare. Zoti Raçan theksoi gatishmërinë e tij për të krijuar qeverinë e re. Zyrtarët thonë se presin që presidenti Shtipe Mesiç ta emrojë zotin Raçan si kryeministër të përkohshëm. Ai do të ketë 30 ditë afat për të siguruar miratimin e parlamentit për kabinetin e tij të ri.

XS
SM
MD
LG