Lidhje

Në Kashmirin indian vriten të paktën 24 persona - 2002-07-14


Policia në Kashmirin indian shprehu dyshimin se ekstremistët islamikë qëndrojnë pas vrasjes së djeshme të, të paktën, 24 personave në një qytezë kasollesh afër kryeqytetit Xhammú. Dëshmitarët thanë se persona të armatosur, të veshur si besimtarët hindu, hynë në rajonin Kasim Nagar dhe hodhën disa bomba dore përpara se të hapnin zjarr. Të paktën 30 persona u plagosën gjatë sulmit dhe zyrtarët thonë se numri i të vrarëve pritet të jetë më i madh nga ai i publikuar deri tani. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, mirëpo një zyrtar i lartë i policisë tha se autoritetet e Indisë dyshojnë se sulmi u krye nga Lashkar-e-Toiba, grup me seli në Pakistan që lufton për shkëputjen e Kashmirit nga India.

XS
SM
MD
LG