Lidhje

Intervistë me ministrin e arsimit, Rexhep Osmani - 2002-07-14


Parlamenti i Kosovës gjatë kësaj jave pritet të miratojë ligjin për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Ky ligj nuk u miratua në dy seanca të javës së shkuar, meqenëse një dispozitë e përfshirë në tekstin e paraqitur në gjuhën serbe dhe angleze që kishte të bënte me arsimin e lartë të pjesëtarëve të komunitetit serb, mungonte në variantin shqip. Deputetët shqiptarë pohuan se, po qe se do të miratohet një ligj i tillë, do të realizohet edhe zyrtarisht njohja e universitetit serb në Mitrovicën Veriore.

Ndërkohë, përfaqësuesit serbë deklaruan se, sipas një rregullorjeje të UNIMIK-ut, ky universitet është i ligjshëm duke hedhur poshtë akuzat se ai është institucion paralel.

Mirëpo në një intervistë për Zërin e Amerikës, ministri për arsim, shkencë dhe teknologji, Rexhep Osmani, thotë se dispozita e përfshirë në gjuhën serbe dhe angleze duhet hequr dhe duhet formuluar sërish duke mos parashikuar themelimin e një universiteti serb më vete mbi baza etnike.

Përparësi e kësaj ministrie, në bashkëpunim me autoritet ndërkombëtare, tha zoti Osmani, është që pakicave kombëtare t’u ofrohen të gjitha kushtet për arsim të lartë në Mitrovicë, ku të përfshiheshin të gjithë pa dallim.

XS
SM
MD
LG