Lidhje

Shirak falenderon - 2002-07-14


Presidenti francez Zhak Shirak falenderoi spektatorët që arritën të vinin poshtë personin i cili tentoi ta vriste atë dje me rastin e parades së Ditës së Bastijës.

Zyra e zotit Shirak tha se udhëheqësi francez u telefonoi 4 personave që ndërhynë dhe e vunë poshtë 25 vjeçarin Maxime Bruneire ndersa ai po nxirrte pushkën nga kutia e kitarës.

Personi arriti të qëllonte një herë ndërsa presidenti po parakalonte mbi një makinë të hapur, por pa shkaktuar asnjë dëm. Policia franceze njoftoi se ai po mbahet tani në një spital psikiatrik.

Autoritetet thonë se ai është një njeri me pikëpamje neo-naziste dhe me probleme psiqike.

XS
SM
MD
LG